Forcë nga shokët
Çdo person që zgjedh t’i rezistojë survejimit në masë përmes fshehtëzimit,
ua bën më të lehtë të tjerëve t’i rezistojnë edhe këta. Bërja gjë normale
nga njerëzit e përdorimit të fshehtëzimit të fuqishëm ka efekte të forta të
shumëfishta: do të thotë se ata që kanë nevojë për privatësi më shumë se
kushdo tjetër, bie fjala, sekretnxjerrësit dhe veprimtarët potencialë, të
kenë më tepër gjasa të mësojnë rreth fshehtëzimit. Sa më shumë njerëz që
përdorin fshehtëzimin për sa më shumë gjëra, për sistemet e survejimit do të
thotë që bëhet më e vështirë të pikasin ata që s’mund të rrezikojnë të
zbulohen dhe dëshmon solidaritet me këta njerëz.
Persona që i respektoni mund të jenë tashmë duke e përdorur fshehtëzimin
GnuPG-në e përdorin mjaft gazetarë, sekretnxjerrës, veprimtarë dhe kërkues,
kështu që shokët tuaj mundet që pa e ditur të kenë dëgjuar për ndoca persona
që e përdorin tashmë. Mund të kërkoni për “BEGIN PUBLIC KEY BLOCK” +
fjalëkyç, që të ndihmoni në krijimin e një liste njerëzish dhe organizmash
që përdorin GnuPG-në, të cilët ka gjasa që bashkësia juaj t’i njohë.
Respektoni privatësinë e miqve tuaj
S’ka rrugë objektive për të gjykuar se çfarë e bën një korrespondencë me
spec për privatësinë. Kështu që, është më mirë të mos merret e mirëqenë se
meqë ju e shihni të padëmshëm një email që i dërguat një miku, mikut tuaj
(apo më keq, një agjenti survejimi!) i duket njësoj. Tregoni respekt për
shokët tuaj, duke e fshehtëzuar korrespondencën tuaj me ta.
Teknologjitë e privatësisë janë normale në botën materiale
Në botën materiale i marrim të mirëqena grilat e dritareve, zarfet dhe
dyert, si rrugë për mbrojtjen e privatësisë tonë. Pse do të duhej të ishte
ndryshe në botën dixhitale?
S’duhet t’ua besojmë privatësinë tonë furnizuesve të shërbimeve email
Disa furnizues shërbimi email janë shumë të besueshëm, por shumë prej tyre
kanë shtysa ekonomike për të mos e mbrojtur privatësinë dhe sigurinë
tuaj. Për të qenë shtetas dixhitalë me fuqi, na duhet ta ndërtojmë vetë
sigurinë tonë nga zeroja.